“Cost day”

Në vijim të informimit të programeve ndërkombëtare për stafin akademik, në “Albanian University” u zhvillua “Cost day”. Stafi akademik, në prezencë dhe online, u informua për mundësitë e aplikimit në Cost Action, si dhe përfshirjen e tyre në një nga rrjetet më të mëdha ndërdisiplinore të kërkimit shkencor. Pjesëmarrësit shprehën interes në aplikime në thirrjet e reja Cost Actions, si një mundësi e mirë për të zgjeruar bashkepunimet individuale me kërkues shkencor të fushave të ngjashme nga e gjithë bota.