“Stabiliteti i brishtë i rajonit dhe impakti në interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve”- tema që po analizon sot z. Çejku do t’ju ndihmojë që konceptet shkencore të marra nga pedagoget t’i pasuroni e pse jo t’i përballni me ekspertizën, faktet dhe qasjen empirike”- u shpreh Dekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore Prof.Dr. Kaliopi Naska.
Zoti Çejku u shpjegoi fillimisht studentëve një përkufizim gjeostrategjik të konceptit “ rajon”.
Më pas, me anë të një pyetjeje retorike : ” Përse (Jo) stabilitet? “, ai ofroi për studentët treguesit e stabiltetit dhe të instabiltetit rajonal dhe u shpjegoi atyre se cilat do të ishin pikat e forta në interesin tonë kombëtar, ku rradhiti: Anëtarësimin në NATO dhe BE të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë, bashkëpunimet rajonale gjithëpërfshirëse, investimin për një dialog më të hapur rajonal.
Interesi maksimal i studentëve dëshmoi për një brez të rinjsh që kanë në interes dhe fokus stabiltetin rajonal dhe forcimin e pozitave të Shqipërisë e shqiptarëve në rajon.
Z. Çejku i dhuroi bibliotekës së “Albanian University” kopje të botimit e tij të fundit në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare :” Sovraniteti versus Integriteti”