“Çrregullimi i vëmendjes dhe hiperaktiviteti” nga lektorja Lorela Garuli

Nën organizimin e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe  Departamentit të Psikologjisë së Përgjithshme stafi akademik dhe administrativ i “Albanian University” si edhe  studentë  u bënë pjesë e trajnimit  me temë “Çrregullimi i vëmendjes dhe hiperaktiviteti” nga  lektorja Lorela Garuli.

Ky çrregullim  që sipas të dhënave statistikore, haset në 2.5% të të rriturve është i diagnostikueshëm.

Rrugët kryesore të ndërhyrjes dhe trajtimit ne kontekst arsimor dhe familjar u trajtuan  në këtë trajnim  duke u shoqëruar  me prezantimin e rasteve konkrete dhe teknikave që përdoren për trajtimin e të rinjve me ADHD.