“ Teknikat jo-invazive të përdorura për trajtimin dhe rehabilitimin e pacientëve në sëmundjet e sistemit nervor” leksion i hapur Dr. Orjon Rroji

Dr. Orjon Rroji, lektor në “Albanian University” mbajti leksionin e hapur me temë “ Teknikat jo-invazive të përdorura për trajtimin dhe rehabilitimin e pacientëve në sëmundjet e sistemit nervor” përpara studentëve të programit Bachelor të Departamentit të Infermierisë dhe Fizioterapisë.

Ai u ndal në kombinimin e terapisë robotike dhe terapisë biomolekulare të cilat kanë sjellë përmirësime në fazën e rikuperimit pas traumës ndër pacientë.

Ky leksion u bë edhe me interesant për studentët nga ofrrmi me video i rasteve të ndryshme.