Nën organizimin e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Departamentit të Psikologjisë së Përgjithshme stafi akademik dhe administrativ i “Albanian University” si edhe studentë u bënë pjesë e trajnimit me temë “Çrregullimi i vëmendjes dhe hiperaktiviteti” nga lektorja Lorela Garuli.
Ky çrregullim që sipas të dhënave statistikore, haset në 2.5% të të rriturve është i diagnostikueshëm.
Rrugët kryesore të ndërhyrjes dhe trajtimit ne kontekst arsimor dhe familjar u trajtuan në këtë trajnim duke u shoqëruar me prezantimin e rasteve konkrete dhe teknikave që përdoren për trajtimin e të rinjve me ADHD.