Bordi i Administrimit është organi më i lartë kolegjial administrativ, i cili garanton përmbushjen e misionit të institucionit të arsimit të lartë, mbarëvajtjen financiare dhe administrative të tij.
Bordi i Administrimit të AU ushtron këto kompetenca kryesore:
- garanton qëndrueshmërinë financiare të institucionit të arsimit të lartë dhe përmbushjen e misionit të tij;
- me propozim të Senatit Akademik, miraton planin strategjik të zhvillimit të institucionit dhe mbikëqyr zbatimin e tij;
- me propozim të Senatit Akademik, miraton buxhetin vjetor dhe atë afatmesëm të institucionit dhe mbikëqyr zbatimin e tyre;
- me propozim të Senatit Akademik, miraton numrin e personelit akademik në të gjitha nivelet;
- vlerëson paraprakisht mbylljen dhe riorganizimin e institucionit të arsimit të lartë, si dhe ndarjen ose bashkimin e institucionit të arsimit të lartë me një institucion tjetër të arsimit të lartë;
- miraton paraprakisht hapjen, riorganizimin ose mbylljen e njësive përbërëse të institucionit të arsimit të lartë;
- jep mendim për projekt rregulloren e institucionit dhe miraton rregulloren financiare të tij;
- përcakton rregullat për shpërndarjen e të ardhurave që siguron institucioni nga ushtrimi i veprimtarive të tij, si dhe mbikëqyr përdorimin e burimeve të financimit;
- është përgjegjës për caktimin e kritereve e të procedurave për punësimin e Administratorëve dhe personelit administrativ, mbështetur në aktet e institucionit të arsimit të lartë;
- emëron dhe shkarkon Administratorin e përgjithshëm të AU; Administratorët e njësive kryesore, si dhe personelin administrativ, mbi bazë të propozimeve të Administratorit të SHT;
- miraton raportin vjetor të veprimtarisë financiare së institucionit, të hartuar nga Rektorati.
Kompetenca të tjera të Bordit të Administrimit janë:
- i propozon Senatit ndryshime në nivelin e pagave si dhe ndryshimin e tarifës së orës mësimore, pasi i ka miratuar ato paraprakisht në mbledhjen e tij të radhës;
- I propozon Senatit, ndryshime në nivelin e tarifave te studimit, pasi i ka miratuar ato paraprakisht në mbledhjen e tij të radhës;
- I propozon Senatit, kategoritë sociale dhe bursat e ekselencës për çdo vit akademik, të cilët përfitojnë bursa studimi, pasi i ka miratuar ato paraprakisht në mbledhjen e tij të radhës;
- miraton Rregulloren e funksionimit të tij.
Anëtarët e Bordit të Administrimit
1. | Dr.Amanda Vrioni Gjyli | Administrator i Shoqërisë Tregtare UFO shpk |
2. | Dr. Delina Xhafaj | Personel akademik pranë Albanian University, propozuar nga Senati Akademik |
3. | Msc. Sonila Shamku | Personel akademik pranë Albanian University, propozuar nga Senati Akademik |
4. | Msc. Rialda Xhizdari | Personel akademik pranë Albanian University, propozuar nga Senati Akademik |
5. | Msc. Shirin Zaja | Emëruar nga Administratori i Shoqërisë Tregtare UFO shpk |
6. | Msc. Sibela Ymeraj | Emëruar nga Administratori i Shoqërisë Tregtare UFO shpk |
7. | Msc. Rovena Nurka | Emëruar nga Administratori i Shoqërisë Tregtare UFO shpk |