Aplikimet e mobilitetit në rrjetin  CEEPUS

Thirrja për aplikimet e mobilitetit në rrjet CEEPUS për vitin akademik 2023/24 është e hapur.

Përmes programit Europian CEEPUS, “Albanian University” u ofron studentëve dhe stafit akademik mundësinë për të aplikuar për shkëmbim akademik në kuadër të programit CEEPUS. Të gjitha aplikimet kryhen online, nëpërmjet platformës MY CEEPUS. 

Për më shumë informacion në lidhje me programin CEEPUS, procesin e aplikimit, mundësitë dhe kërkesat, kandidatët e interesuar mund të kontrollojnë platformën qendrore CEEPUS https://www.ceepus.info/ si dhe mund të drejtohen pranë Zyrës së Koordinimit të Kërkimit Shkencor dhe Botimeve Akademike d.xhafaj@albanianuniversity.edu.al , genta.rexha@albanianuniversity.edu.al