Albanian University nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Medicalb Work Agency për të nxitur punësimin e studentëve

Rektorja e Albanina University, Prof.Dr. Kaliopi Naska nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Medicalb Work Agency me synimin e ofrimit të mundësive për punësim për studentët në degët e Shkencave mjekësore dhe atyre inxhinjerike.

“Albanian University jo vetëm përgatit profesionistë të aftë, por edhe  kujdeset për t’I lehtësuar atyre askesin në tregun e punës, me dëshirën e mirë që ata t’i shërbejnë atdheut të tyre, por sigurisht rrugët janë të pafundme, mundësitë që ne ofrojmë gjithashtu”- u shpreh Rektorja e universitetit.