Albanian University nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kolegji “Biznezit” në Prishtinë

Albanian University e përfaqësuar nga Rektorja Prof.Dr. Kaliopi Naska nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Kolegji “Biznezit” në Prishtinë përfaqësuar nga Rektori Prof.Dr.Shyqyri Kabashi.

Dy universitetet me anë të nënshkrimit të kësaj marrëveshje synojnë thellimin e bashkëpunimit në fushat e kërkimit shkencor duke u angazhuar së bashku ne projekte kërkimore.

Për Rektoren e AU: “zgjerimi i bashkëpunimit në nivel akademik midis institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës ndihmon në forcimin e përmasës kombëtare të arsimit të lartë dhe bën më të dallueshme potencialet kërkimore shqiptare”.