Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ( ASHSH ) dhe Albanian University ( AU )

“Albanian University” është instituti i parë privat i arsimit te lartë me të cilin Akademia e Shkencave ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi që synon t’i hap dritën jeshile ndër të tjera realizimit të studimeve të përbashkëta, projekteve shkencore dhe promovimit e nxitjes së studiuesve të rinj. Në kuadër të nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Bibliotekës së “Albanian University” i është shtuar edhe një fond i konsiderueshëm botimesh nën siglën e “Akademisë së Shkencave” që vijnë në dispozicion për të gjithë studentët, por edhe profesionistë të fushës.