Aktiviteti extrakurrikular “YOGA për studentët”

Sot në ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” studentë të Albanian University si pjesëtarë të denjë të Federatës Shqiptare të Sportit Universitar, iu bashkuan aktivitetit “YOGA për studentët”, 

 trajnim me një nga mësuesit e mirënjohur italian, Dorian Zazo.

Përfitimet e ushtrimit të një sporti të tillë si YOGA lidhet drejtëpërdrejt me mirëqënien psikologjike të studentëve, duke reduktuar nivelin e stresit dhe ankthit, në këte periudhë të ngarkuar për ta, siç është sezoni i provimeve.