![](https://albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2023/12/original-EF4D3739-E691-40E4-A688-E9595ED4DFC4-1024x768.jpeg)
Studentët e “Albanian University” vizituan të martën Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, ku ndoqën një cikël leksioni mbi “Aftësimin në Media dhe Informacion”. Të interesuar mbi shërbimet online që ofron BKSH-ja përmes faqes së saj zyrtare (www.bksh.al), studentët u njohën me mjetet të cilat lehtësojnë dhe ndihmojnë qasjen në informacion, si: Katalogët online, Biblioteka digjitale, e-Bibliografi etj. Krahas tyre studentët u njohën edhe me burimet e informacionit që ofron Këndi Amerikan në BKSH, si dhe me programet e ndryshme që zhvillohen në këtë hapësirë moderne leximi.
“Aftësimi në Media dhe Informacion”, si një formë e re komunikimi me publikun e gjerë, po shfrytëzon teknologjitë e reja si burime referuese, duke nxitur bashkëveprimin e publikut me bibliotekën.