Vende Vakante
Viti akademik 2023-2024, semestri i parë
Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike
Në kuadër të plotësimit të personelit akademik për vitin akademik 2023-2024, semestri i parë, Departamenti i Inxhinierive paraqet vende vakante dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që aplikojnë:
- Departamenti i Inxhinierive: 2 vende pune për personel akademik me kohë të plotë (asistent lektor) në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Të kenë mbaruar studimet Bachelor dhe Master i Shkencave në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.
Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.
Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
Të kenë njohuri të mira në lëndët:
- Bazat e telekomunikacionit,
- Bazat e elektronikës,
- Elektronika analoge/Elektronika dixhitale,
- Sisteme elektronike,
- Elektronika e fuqisë.
Të interesuarit mund të aplikojnë me një CV dhe letër interesi në adresën elektonike e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al