“Albanian University” e përfaqësuar në konferencën e katërt dy ditore të EUWEB, “New and Old Trends of Police and Judicial Cooperation in Criminal Matters”, me punimin e Dr. Irisi Topalli nga Departamenti i Shkencave Juridike dhe Politiko – Administrative, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, me temë “Framework for judicial cooperation and judicial culture: best practices and comparative approach”. Gjatë qendrimit të saj në Universitetin e Salernos, Dr. Irisi Topalli u angazhua edhe në mësimdhënie në të drejtën kushtetuese dhe të BE-së. Konferenca, e cila u zhvillua në 26 – 27 Maj 2022 në ambjentet e Universitetit të Salernos, është pjesë e modulit Jean Monnet, EUWEB (EU-Western Balkans Cooperation on Justice and Home Affairs), në të cilën “Albanian University” është partner. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, në datë 14 Qershor 2022, në “Albanian University” do të zhvillohet një workshop, në të cilin do të diskutohen rezultatet e arritura.