Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë

Shërbimi i Marrëdhënieve me Jashtë pranë Albanian University, orientimi i së cilit është i përcaktuar nga Bordi  i Administrimit , vihet në jetë nga Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë.

Kjo zyrë ndjek administrimin e programeve të shkëmbimit ndëruniversitar, komunikimin, bashkëpunimin e Universitetit me mjedisin social ekonomik vendas ku studentët e Albanian University kryejnë praktikat mësimore si edhe marrëdhëniet me universitetet e huaja.

Zyra e Marrëdhënieve ka si mision:

  • Zhvilimin, planifikimin dhe vënien në jetë të politikave të ndërveprimit me partnerë universitarë brenda dhe jashtë vendit, me mjedisin socialekonomik në vend dhe OJF vendase dhe të huaja.
  • Sigurimi i lëvizshmërisë universitare.
  • Negocimin dhe vendosjen në jetë të bashkëpunimeve strategjike dhe marrëveshjeve  të bashkëpunimit  institucional me universitete partnere si edhe me mjedisin socialekonomik, organzata joqeveritare të huaja dhe vendase.
  • Informimin e medias dhe asistimin e saj mbi çështje që lidhen me mësimdhënien dhe kërkimin shkencor.
  • Zyra ndjek programet e shkëmbimit ndëruniversitar në nivel studentësh apo departamenti.
  • Ajo realizon bashkëpunimet me mjedisin socialekonomik dhe OJF vendase që nisin me nënshkrimin e një marrëveshje dhe vijojnë me realizimin e saj.
  • Ajo ndjek dhe realizon bashkëpunimin në nivel universitetesh partnere.
  • Zyra ndjek përfshirjen e universitetit ne rrjetet ndërkombëtare me qëllim ofrimin dhe organizimin e stazheve. 

INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI

Specialisti i Informimit dhe komunikimit i Albanian University është në dispozicion të përfaqësuesve të medias për të gjitha çështjet që lidhen me Albanian University, aktivitetete  kërkimit shkencor, mësimdhënies dhe marëdhënies me  mjedisin socialekonomik në vend.

  • Ai i mban mediat të informuara në mënyrë të rregullt mbi zhvillimet në Albanian University nëpërmjet njoftimeve për shtyp, konferencave të shtypit.
  • Ai ndihmon përfaqësuesit e medias në kërkimet e tyre mbi cështje që lidhen me arsimin, i asiston duke ofruar specialistë të fushave të ndryshme kërkimore shkencore, pjesë e stafit akademik të Albanian University për t’i furnizuar ato me statistika institucionale e të dhëna të tjera ndihmuese.
  • Pedagogët që dëshirojnë të ndihmojnë në proçeset e marrëdhënieve me jashtë duhet të kontaktojnë me këtë zyrë për të koordinuar veprimet që nxisin këto proçese.