Drejtues të departamenteve, të Albanian University Center, përfaqësues të Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, Zyra e koordinimit të Kërkimit Shkencor dhe botimeve akademike , Zyra e Karrierës dhe Alumnit, Zyra e Koordinimit dhe Mbështetjes së studentëve, dhe studentë të “Albanian University” ndoqën me interes takimin online të zhvilluar nga Zyra Kombëtare e Erasmus+ me qëllim informimin mbi thirrjet dhe mundësitë e aplikimeve për vitin 2022 për institucionet arsimore si dhe për mobilitetin e stafit akademik dhe atij studentor. Zv.koordinatorja e Zyrës, Elona Saraçi bëri me dije se për herë të parë për vitin 2022 do të ofrohet mundësia e përzierjes së mobilitetit, atij fizik me atë virtual, duke krijuar një mundësi të mirë sidomos për doktorantët që të mos shkëputen plotësisht nga angazhimet e tyre. Programet e mobilitetit studentor Erasmus Mundus në nivel Master përfaqësojnë një mundësi të mirë për të gjithë profesionistët të cilët kërkojnë të shkëmbejnë përvojat e tyre në institucione me një cilësi të lartë akademike, kusht ky bashkë me ofrimin e programeve në gjuhën angleze për të qenë pjesë e këtij konsorciumi.