Nisi në Albanian University programi I trajnimit “Lidership për shekullin XXI”

Albanian University nisi programin trajnues 10 javor: ” Lidership për shekullin XXI” me pjesëmarrje të gjerë të alumni të universitetit.

Ky cikël trajnimesh mbahet nga zëvëndësrektori I Albanian University, Dr. Erion Piciri, lektor i lidershipit dhe komunikimit publik për një periudhë mbi 10-vjeçare.

Trajnimet ofrohen falas nga Albanian University me synimin kryesor rritjen profesionale në vazhdimësi të ish- studentëvë të Albanian University dhe si përftim të një kompetence më shumë për të mundësuar aksesin e tyre në tregun e punës.

Këto trajnime do të vijojnë çdo të martë pasdite në mjediset e Albanian University.