Vijon prezantimi dhe përzgjedhja e punimeve më të mira të studenteve të Departamentit të Art-Dizajnit, frymëzuar dhe bazuar në elementë të traditës sonë kulturore, një konkurs i zhvilluar në kuadër të projektit STITCH – Safeguarding and Teaching Intangible Textile Cultural Heritage, një bashkëpunim i Departamentit të Art-Dizajnit me Zyrën e Koordinimit dhe Mbështetjes së Studentëve.
Larmishmëria e elementeve autentikë, të stilizuara me finesë, tregon më së miri edhe origjinalitetin e këtyre punimeve, por njëkohësisht shton vështirësinë e përzgjedhjes së fituesit nga ana e komisionit të drejtuar nga profesori Andi Papastefani.
Punimet më të mira, të gjykuara me transparencë edhe nga vetë pjesëmarrësit e këtij konkursi do t’i nënshtrohen edhe një vlerësimi nga specialistë ndërkombëtarë të fushës.
Konkursi vazhdon