Është promovuar në mjediset e Bibliotekës në Godinën Qendrore të “Albanian University”, vepra studimore “Deformimi i Raportit mes Individit dhe Ligjit në Shqipëri: Zhdukja e Individit në Diktaturën e Proletariatit” me autor Dr. Julian Myftari, pedagog në Departamentin e Shkencave Juridike dhe Shkencave Politiko-Administrative. Dekania e FSHSH-së, Prof. Dr. Kaliopi Naska nënvizoi se vepra e Dr.Myftarit vjen në vazhdën e kontributit të tij në lëmin e kërkimit shkencor, në një lëmë studimor që ngjall interes jo vetëm për studentët por edhe për studiuesit e fushës. Të pranishëm në këtë aktivitet, pedagogët Dr.Arlind Qorri, Dr. Iris Topalli dhe Prof.Asoc. Enver Bytyçi vlerësuan konsistencën logjike të veprës, duke u ndalur më gjatë tek analiza që i bëhet në vepër raportit të indidividt me moralin e imponuar gjatë kohës së diktaturës. Studentët e Departamentit të Shkencave Juridike dhe Shkencave Politiko-Administrative drejtuan një seri pyetjesh autorit të veprës, Dr. Julian Myftari, mbi identetet e krijuara nga propaganda e kohës, forcën e ligjit si dhe burimet dokumentare që autori i është dashur të analizojë për të kryer një shpalosje të plotë dhe gjithëpërfshirëse të raportit të raportit të deformuar mes individit dhe ligjit në diktaturë.