Hapet thirrja për aplikim për mobilitet studentësh në kuadër të programit Erasmus+ me Universitetin e Salernos, Itali

Në kuadër të programit Erasmus+ me Universitetin e Salernos, Itali (unisa.it), hapet thirrja për aplikim për mobilitet studentësh, për vitin akademik 2021 – 2022.

Fushat në të cilat mundësohet mobiliteti janë:

  • Shkenca juridike – 2 mobilitete për studim,
  • Inxhinieri Elektronike/Inxhinieri Kompjuterike/Teknologji Informacioni – 2 mobilitete për studim.

Studentët e interesuar, me mesatare mbi 7.0, mund të aplikojnë duke dërguar dokumentat e nevojshme për aplikim:

  1. CV,
  2. Letër motivimi,
  3. Listë notash,
  4. Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (të paktën niveli B1). Nëse studenti nuk e ka të mbrojtur anglishten do të mundësohet një test nga Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes pranë “Albanian University” për përcaktimin e nivelit të njohjes së gjuhës angleze,
  5. Certifikatë e njohjes së gjuhës italiane (nëse ka),
  6. Certifikime të tjera,
  7. Kopje e një dokumenti identiteti (kartë identiteti ose pasaportë).

Dokumentat duhet të dërgohen të skanuara brenda datës 15.12.2021 në e-mailin: genta.rexha@albanianuniversity.edu.al.