Studentët e Art-Dizajn-it në Albanian University do të marrin pjesë në Konkursin Ndërkombëtar “Pro Carton student awards 2022”

Studentët e Dizajnit në Albanian University, po përgatiten për të qenë pjesë dinjitoze e konkurseve ndërkombëtare “Pro Carton student awards 2022”. Sensibilizimi dhe nxitja për përdorimin gjithnjë e më shumë të materialeve të riciklueshme në jetën e përditshme dhe më gjerë, përdorimi i elementëve të trashëgimisë sonë kulturore për të realizuar një produkt sa praktik aq edhe të arrirë nga ana artistike,  janë pikënisja e punimeve të studentëve të Art Dizajnit të Universitetit Albanian University. 

Për këtë qëllim, Departamenti i Art Dizajnit, organizoi prezantimin e Projektit “Pro Carton student awards 2022” në mënyrë të detajuar nga koordinatorja e tij Helena Schütte, e cila sqaroi edhe kohënpër të dy angazhimet, që tashmë janë të shpallura: 

YOUNG DESIGNERS AWARD 2022 – Deadline: May 22nd, 2022 

STUDENT VIDEO AWARD 2022 – Deadline: June 26th, 2022 

Departamenti i Art Dizajnit do të mbikqyrë dhe mbështesë të gjithë studentët e interesuar për të qenë pjesë e këtij konkursi prestigjoz.