Roli i Sistemit Demokratik në këto 30 vjet që solli rihapjen e bektashizmit në Shqipëri dhe në botë” ishte tema e kumtesës që referoi Prof.Dr. Kaliopi Naska, dekane e FSHSH-së në Albanian University, e ftuar për të referuar në Konferencën Shkencore të organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane në përkujtim të vendosjes së Qendrës Botërore Bektashiane në Shqipëri dhe në 80 vjetorin e vrasjes së Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve Sali Niazi Dedei.
Në fjalën e saj, Prof.Dr. Kaliopi Naska theksoi se “me ndryshimet politike për rikthimin e besimeve fetare u rivendos liria e fesë dhe të drejtat e komunitetev fetare dhe falë përkushtimit të kryegjyshërve botëroreu arrit riorganizimi dhe drejtimi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane duke i dhënë përparësi, ringritjes së besimit në periudhën e pluralizmit politik në Shqipëri si dhe forcimit të bektashizmit në të gjithë botën.”
Për kontributin e saj si studiues, Prof. Dr. Kaliopi Naska u vlerësua me Mirënjohje nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmon Brahimaj.