Studentët e Departamentit të Dizanjit në Albanian University përfaqësohen denjësisht në Ekspozitën e VI-të ndërkombëtare të Artit Grafik

“Sign Grafika ‘21” titullohet eskspozita ndërkombëtare e grafikës artistike e hapur në ambjetet e galerisë “Vilson Kilica”, ku u ekspozuan edhe punimet e studentëve të Departamentit të Dizanjit në Albanian University, krahas shumë emrave më në zë në fushën e artit grafik, vendas dhe të huaj.

Kuratori i i ekspozites, artisti Arben Koliçi, mes shume punimeve të studentëve te Departamentit te Dizajnit, të realizuara nën kujdesin e profesor Shpend Bengu, përzgjodhi tre punime që i përshtateshin tematikës së kësaj ekspozite:

· Hert’ha Pataj, punimin gjilpërë e thatë, me titull “ILLUMINATE”

· Stefania Balla, punimin gjilpërë e thatë, me titull “HOMERI”

· Xheanda Tafa, linoleumgrafi, me titull “FEMINITET”