Paneli qendror i takimit më të madh shkencor në vend, me fokus : “Zhvillimet bashkëkohore në fushën e dentistrisë dhe shëndetit oral” u bashkëdrejtua nga Rektori i “Albanian University” Prof.Dr. Pavli Kongo, Dekania e Fakultetit të Mjekësisë Dentare në Universitetin e Mjekësisë, Prof.Asoc.Dr. Edit Xhajanka dhe profesorët italianë Francesco Inchingolo dhe Attilio Castaldo.
Eventi më i madh shkencor në këtë fushë, i cili u mbajt në dy ditë (19-20 nëntor) në Tiranë bashkëorganizohej nga shoqata “Brainstorm”, Shoqata Kombëtare Shqiptare e Profesionistëve Dentarë dhe universitetet prestigjioze shqiptare, evropiane e botërore, që përgatisin profesionistët e stomatologjisë, ku “Albanian University “ është njëri prej tyre.
Personalitetet akademike shkencore më të zëshëm; të huaj dhe vendas paraqitën nëpërmjet kumtimeve shkencore përvojën dhe arritjet e tyre në këtë kongres.
Dekania e Fakultetit të Shkencave Mjekësore në “Albanian University”, Prof. Asoc. Dr. Erda Qorri dhe pedagogia, Dr. Shk. Med. Elona Kongo bashkëdrejtuan një panel të modulit të pare, diten e dyte të Takimit Kombëtar të Shkencave Mjekësore.
Pedagogët e “Albanian University” ishin ndër kumtuesit shkencorë të këtij eventi të madh në fushën e stomatologjisë.
Prof. Asoc. Dr. Erda Qorri, referoi punimin e saj shkencor me temë: “Trajtimi Ortodontik dhe Kirurgjikal i dhëmbëve të impaktuar/ Orthodontic and surgical treatment of impacted teeth”.
Gjithashtu Prof.Asoc. Luan Mavriqi paraqiti studimin me temë; “Rehabilitimi I maksilës atrofike me anën e implanteve zigomatike/ Rehabilitation of the atrophic maxilla by zygomatic”.
PhD Brunilda Cenkonglu mbajti kumtesën: “Teknikat e rritjes së kreshtës në kirurgjinë e implanteve paraprotetike/ Ridge augemtnation techniques in preprosthetic implant surgery.
Ndërsa Dr.Shk.Med. Ilma Robo paraqiti punimin e saj me temë: “Paraqitja orale e sëmundjeve buloze dermatologjike. Të dhëna statistikore/ Oral presentation of bullous dermatological diseases. Statistical Data.”
UfoDental Clinic, të akredituara nga QKCSAISH ishte një ndër mbështetësit e këtij Kongresi dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore në “Albanian University” ishin ndihmues në organizimin e tij, si pjesë aktive e shoqatës “Brainstorm”.