Tri studiuese të Albanian University; zv. Rektorja As.Prof.Dr. Aida Dama, Dr.Kleva Shpati, përgjegjësja e Departamentit te Farmacisë si edhe As.Prof. Dr Genta Rexha përgjegjësja e Departamentit të Inxhinjerive ishin pjesë e grupit studimor shqiptar pjesëmarrës në Konferëncën Ndërkombëtare kushtuar trendeve në nanoteknologji.
Ky edicion i 21-tëiI kësaj konferencë prestigjioze u organizua për herë të parë në Shqipëri nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe “Phantoms Foundation” (Spanjë) në datat 4-8 tetor 2021dhe bëri bashkë emra prestigjiozë studiuesish nga gjithë bota të cilët paraqitën një gamë të gjerë kërkimesh në fushën e nanoshkencës dhe nanoteknologjisë me synim transmetimin e informacionit dhe vendosjen e kontakteve midis kërkuesve shkencorë në këtë fushë.
Përgjegjësja e Departamentit të Farmacisë në “Albanian University”, Dr. Kleva Shpati referoi punimin e drejtuar nga ajo “New approaches in Nanotechnology in farmaceuticals forms”