Vizitë Studimore e Kirchliche Pedagogische Hochschule Wien/Krems në Albanian University

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të vendosur midis Kirchliche Pedagogische Hochschule Wien/Krems dhe “Albanian University” u zhvillua sot takimi I parë midis dy institucioneve. Kjo marrëveshje ka në fokusin e saj mobilitetin e stafit akademik dhe studentëve të programeve të studimit që ofron Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes.  

Delegacioni i Kirchliche Pedagogische Hochschule Wien/Krems kryesohej nga  Rektori Christoph Berger. 

Rektorja e Albanian University Prof.Dr. Kaliopi Naska i falenderoi miqtë austriakë për ofrimin e mundësisë së mobilitetit  për studentët dhe pedagogët  e Departamentit te Edukimit dhe Anglishtes në kuadër te Erasmus +  dhe shprehu dispozitën e universitetit për të përfituar nga kjo mundësi dhe për të zhvilluar mundësi më të thelluara të bashkëpunimit si organizime të përbashkëta në konferenca shkencore, studimet të përbashkëta në fushën e edukimit, ku ky universitet është i mirënjohur.

Zv.Rektorja  e ”Albanian University”  As. Prof.Dr. Aida  Dama bëri për miqtë austriakë një  ekspoze të “Albanian University” si më i madhi universitet jopublik në vend duke u fokusuar në objektivin  për ndërkombëtarizim të Universitetit  duke nisur nga zgjerimi i  bashkëpunimit me partnerë seriozë dhe konkretizimin e  ketij bashkëpunimi  në projekte  të përbashkëta kërkimore-shkencore.

Kordinatori I Projektit Thomas Schrei  tha se : “Ky bashkëpunim që nis me këtë mobilitet synon të ndërtojë trupa të përbashkëta studentore e pedagogjike midis dy universiteteve duke forcuar  në këtë mënyrë marëdhëniet mes palëve”.