Fakulteti I Shkencave Mjekësore në Albanian University u bë pjesë e nismës “Promovimi I shëndetit të mirë tek të rinjtë”- një organizim I Agjensisë Kombëtare të Rinisë, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Youth Advisor Group.
Klejna Kasanaj, drejtore e AKR-së u shpreh se ky takim shërben për të ndèrgjegjësuar e promovuar një jete sa më të shendetshme e me të mirë tek të rinjtë.
Prof.Assoc dr. Erda Qorri, dekane e Fakultetit të Mjekësisë në “AU” tha se ky takim merr një rëndësi të veçantë për praninë për here të pare në AU të drejtorit të OBSH-së në Shqipëri, z.Rob Buttler pikërisht në një moment kyç kur të rinjtë kanë ende dyshime mbi rëndësinë e vaksinës si arma e vetme që kemi në luftë me pandeminë.
Drejtuesi I OBSH. Z.Butler u ndal në dobinë që sjell vaksinimi në kushtet e pandemisë dhe shprehu bindjen se rinia e informuar dhe e shëndetshme është garanci për një të ardhmen me të mirë.
Në takim ishte e pranishme dhe Rektorja e Albanian University, Prof.Dr. Kaliopi Naska.