![](https://albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2021/01/Albanian-University-Kryegjyshin-Botëror-1-1024x768.jpg)
Komunitetet fetare përtej misionit të tyre shpirtëror, kanë rol thelbësor në zhvillimin e studimeve fetare si shkencë. Në kuadër të projektit RESILIENCE, i cili synon të ndërtojë një infrastrukturë kërkimore që mund të përdoret për të ndërtuar një përgjigje evropiane ndaj sfidës së diversitetit fetar, Rektori i Albanian University, Prof. Dr. Kaliopi Naska zhvilloi një takim në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me Kryegjyshin Botëror: Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj. Gjatë takimit u diskutua për projektin, për mundësi bashkëpunimi në aktivitete dhe evente me karakter kërkimor-shkencor. Në takim ishin të pranishëm Sekretari i Selisë së Shenjtë z. Nuri Çuni dhe Koordinatoria e projektit për AU, zj. Aida Veliaj. Për studentët iu dhuruan bibliotekës së AU dhe disa libra me vlerë historike dhe shkencore për fushën e studimit. Me mjaft interes ishte dhe vizita në bibliotekën, muzeun dhe arkivën e Selisë.
![](https://albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2021/01/Albanian-University-Kryegjyshin-Botëror-1024x768.jpg)
![](https://albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2021/01/Albanian-University-Kryegjyshin-Botëror-1-1024x768.jpg)
![](https://albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2021/01/Albanian-University-Kryegjyshin-Botëror-2-1024x576.jpg)