Në mjediset e Albanian University, në praninë e Rektores së Albanian University Prof. Dr. Vera Ostreni, Drejtorit të Drejtorisë së Arkivit Qëdror Shtetëror, Armando Boçe, Dekanes së Fakultetit të Shkencave Shoqërore Prof. Dr. Kaliopi Naska u organizua ceremonia e dhënies së çertifikatave studentëve të Fakultetit të Shkencave Shoqërore për pjesëmarrje në fazën e dytë në;
“Projektin e Digjitalizimit të Iventarëve të Fondeve të Arkivave Vendore të viteve 1945 – 1968 të Ish-Komiteteve Ekzekutive”
Gjatë periudhës Prill – Maj 2019
Në këtë ceremoni u bë dhe çelja e fazës së tretë të pjesëmarrjes së studentëve në projektin e mësipëm, për vitin akademik 2019-2020.