Përtej auditorit: Studentët e Mësuesisë në vizitë studimore në Shtëpitë-Studio “Kadare” dhe “Agolli”

Studentët e vitit të parë të programeve të studimit Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor” dhe “Mësuesi për Arsimin Parashkollor” zhvilluan një vizitë studimore në Shtëpinë-Studio “Kadare” dhe “Agolli”.

Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me hapësirat ku kanë jetuar dhe krijuar dy prej figurave më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, si dhe të zbulojnë më shumë mbi jetën, veprën dhe trashëgiminë e tyre letrare e kulturore.

Vizita u shoqërua me diskutime dhe reflektime mbi rëndësinë e letërsisë, ruajtjen e kujtesës kulturore dhe rolin e saj në formimin e brezave të rinj.

Aktiviteti u zhvillua nën udhëheqjen e lektorëve Prof. Asoc. Dr. Hajri Mandri dhe Dr. Esmeralda Strori, duke u ofruar studentëve një përvojë të vlefshme edukative dhe kulturore, përtej auditorit universitar.