THIRRJE PËR APLIKIME – Mobilitet për Studentët e Departamentit të Stomatologjisë Erasmus+ pranë University of Naples Federico II, Itali

Albanian University shpall thirrjen për aplikime për mobilitetin Erasmus+ pranë University of Naples Federico II, Itali, për studentët e departamentit të Stomatologjisë, gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2026-2027.

Informacione të përgjithshme

• Institucioni pritës: University of Naples Federico II, Napoli, Itali

• Numri i vendeve: 2 (dy) vende për studentë

• Periudha: Semestri i dytë

• Granti mujor: 900 € / muaj për shpenzimet e jetesës

• Kontribut për udhëtimin: 211 €

• Niveli i anglishtes: minimalisht B1 (kërkohet certifikata e gjuhës)

Dokumentet e kërkuara për aplikim

• Lista e notave (transkripti akademik)

• CV (Curriculum Vitae)

• Letër motivimi

• Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli B1 (certifikatë ose provim përkatës)

Si të aplikoni

Studentët e Stomatologjisë të interesuar duhet të dërgojnë të skanuar dokumentacionin e kërkuar pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë të Albanian University.

erasmus.au@albanianuniversity.edu.al

f.nishani@albanianuniversity.edu.al

Për informacione shtesë, studentët mund t’i drejtohen Zyrës Erasmus+ pranë Albanian University ose pranë departamentit të Stomatologjisë.