Strategjia për Barazinë Gjinore në Albanian University 2026–2030

Albanian University ka miratuar Strategjinë për Barazinë Gjinore 2026–2030. Strategjia mbështetet në një bindje të thjeshtë: një universitet është aq i fortë sa është i drejtë. Barazia gjinore nuk është thjesht një kërkesë formale për përputhshmëri, por një çështje e drejtësisë sociale, e cila shtrihet në të gjitha bazat mbi të cilat individët mund të përballen me pabarazi apo diskriminim: paaftësia, etniteti, statusi ekonomik, orientimi seksual apo statusi migrator. Zbatimi i Strategjisë përqendrohet në katër fusha kryesore: qeverisjen institucionale, proceset e vendimmarrjes, karrierën në kërkim shkencor dhe kulturën institucionale. Një Plan Veprimi me indikatorë të matshëm dhe përgjegjësi të përcaktuara do të shoqërojë zbatimin e saj. Progresi do të raportohet çdo vit, duke filluar me një vlerësim fillestar (baseline assessment) në shtator 2026.


Strategjia e Barazisë Gjinore 2026-2030_AL_web (1) (1)