Departamenti i Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative zhvilloi trajnimin mbi Ndihmën Juridike Falas

Më datë 31.03.2026 Departamenti i Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative zhvilloi me sukses trajnimin e radhës mbi Ndihmën Juridike Falas, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Ky trajnim ofroi një ndërthurje të vlefshme të teorisë me praktikën për studentët e Klinikës së Ligjit në Albanian University, duke i njohur ata më nga afër me konceptet e ndihmës juridike parësore dhe dytësore, si dhe me rolin e profesionistëve të drejtësisë dhe klinikave ligjore në garantimin e aksesit në drejtësi.

Në përfundim të aktivitetit, studentët u pajisën me certifikata në vlerësim të angazhimit dhe pjesëmarrjes së tyre aktive. Gjithashtu, atyre do t’u ofrohet mundësia për zhvillimin e praktikave në Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas, pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin profesional të studentëve dhe në forcimin e lidhjes ndërmjet teorisë dhe praktikës në fushën e së drejtës.