Një përvojë e veçantë dhe frymëzuese për studentët tanë!
Studentët e vitit të dytë Bachelor në Financë-Bankë, në kuadër të lëndës “Tregjet Financiare” dhe nën udhëheqjen e përgjegjëses së departamentit, Dr. Fatmira Kola, zhvilluan një leksion të hapur në ambientet e Bankës së Shqipërisë.
Gjatë këtij takimi të vlefshëm, ata patën mundësinë të njihen nga afër me rolin kyç të Bankës së Shqipërisë në ekonomi, me fokus të veçantë në tregun e kredive hipotekore. Përmes një studimi konkret, studentët u njohën me faktorët që ndikojnë në përcaktimin e çmimeve të banesave dhe evoluimin e tyre ndër vite – një eksperiencë që i afron më shumë me realitetin e tregut.
Pas përfundimit të leksionit, vizita vijoi në Muzeun e Bankës së Shqipërisë, ku historia dhe zhvillimi i sistemit bankar morën jetë përmes një udhëtimi të veçantë në kohë.
Mirënjohje e veçantë për mikpritjen dhe kontributin profesional të Dr. Gerti Shijaku, Dr. Elona Dushku dhe Znj. Besa Dhamo, të cilët e bënë këtë eksperiencë edhe më të vlefshme për studentët tanë.
Këto janë momentet që ndërtojnë dije, frymëzojnë dhe formojnë profesionistët e së nesërmes!




