Leksion në kuadër të Programit Erasmus+

Në kuadër të Programit Erasmus+, Departamenti i Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative, pjesë përbërëse e Fakultetit të Shkencave Shoqërore në Albanian University, në bashkëpunim me National University of Political Studies and Public Administration (SNSPA), organizon leksionin me temë “The Role of National Systems of EU Affairs Coordination in the Process of EU Accession”, i cili do të mbahet nga Prof. Asoc. Dr. Todor Arpad për studentët e këtij departamenti.

Ky aktivitet synon t’u ofrojë studentëve mundësinë për të thelluar njohuritë në fushën e integrimit evropian, për të përfituar nga eksperienca akademike ndërkombëtare dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale në një kontekst bashkëkohor.

Data 08.04.2026 Ora 12:00 – 14:00 Salla 25