“Classics”
Armand Sallabanda, pedagogu i fotografisë artistike, mjeshtër i kapjes së çastit të bukur, i psikologjisë së brendshme të personazheve të njohur e të spikatur.
Ai vjen me shkollim dhe përvojë nga SHBA, New York.
Aparati i tij ka shkrepur e fiksuar personalitete nga fusha e gazetarisë, artit, politikës, sportit të vendit e të huaj. Këndvështrimet ndaj personazheve me dritë hijet e tyre janë gjetje kompozicionale. Ato evidentojnë me zgjuarsi pamjen fizike dhe karakterin e brendshëm të botës femërore në momente të veçanta të tyre me elemente jetësore si uji etj.
Hapja e ekspozitës profesionale e Armand Sallabandës është një tregues niveli të lartë artistik, frymëzues për studentët e tij në Albanian University.
Kjo ndërmarje artistike artistike në Departamentin e Art Dizajnit është tregues I transparencës profesionale të pedagogëve tanë akademikë dhe në të ardhmen i ekspozitave studentëve nën kujdesin e tyre.
Kjo ekspozitë është dallëndyshja e pare e çeljes dhe funksionimit të Gallery of Arts” në DAD të AU.



