“Dhuratë për një Buzëqeshje!”

Në kuadër të festave të fundvitit, “KSAU” në bashkëpunim me “Zyren e Karrierës dhe Alumnit”  realizuan një aktivitet humanitar “Dhuratë për një Buzëqeshje!”
Në hollin e godinave (Godina Qëndrore, Godina në Rr. e Durrësit dhe Godina e Rr. Kavajës) u vendosën kuti, ku secili prej nesh që kishte mundësinë, dhuroi ndihma si: veshje, libra, lodra, fletore, lapsa me ngjyra, çanta etje. Dhuratat e mbledhura i shkuan fëmijëve të Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sektori i pediatrisë.