Vend Vakant

Tiranë, më 14/11/2025

Vend Vakant

Albanian University shpall vend vakant për:

  1. Drejtues i Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë

Kandidati duhet të përmbushë kriteret si më poshtë:

  • të zotërojë së paku diplomën “Master i Shkencave”
  • Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës angleze; avantazh përbën edhe njohja e gjuhëve të tjera
  • të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron
  • të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional dhe etik
  • Të ketë minimum 2 vite përvojë në një pozicion të ngjashëm

Detyrat kryesore:

  1. Bashkëpunimi me strukturat e AU për hartimin dhe ndërmarrjen e hapave për lidhjen dhe/ose rinovimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërinstitucional
  2. Koordinon dhe administron aktivitetet ndërkombëtare të Universitetit
  3. Përgatit korrespodencën në gjuhë të huaj
  4. Shpërndan informacione lidhur me marrëdhëniet ndërkombëtare ndër-universitare
  5. Nxit bashkëpunimin me universitete dhe organizata të huaja
  6. Rishikon dhe harton së bashku me strukturat përkatëse marrëveshje dhe protokolle për bashkëpunim ndër-universitar ndërkombëtar në gjuhën shqipe dhe atë angleze
  7. Siguron monitorim të vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe implementimit të tyre, etj.

Kandidatët duhet të sjellin CV dhe letër interesi brenda datës 30/11/2025, në këtë adresë e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al