
Është kënaqësi e veçantë t’ju urojmë mirë se vini në fillimin e vitit të ri akademik!
Ky është një moment i rëndësishëm, plot energji dhe plot mundësi të reja për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të ndërtuar të ardhmen tuaj.
Ne jemi të bindur se ky vit do të sjellë sfida të vlefshme dhe suksese të shumta.
Stafi ynë akademik dhe administrativ është i përkushtuar tju mbështesë në çdo hap të rrugëtimit tuaj.
Ju ftojmë të ndiqni komunikimet tona zyrtare për oraret, aktivitetet dhe njoftimet e tjera të rëndësishme që lidhen me organizimin e mësimit.
Ju urojmë një vit të mbarë!