
Albaniana University fton studentët e Farmacisë të aplikojnë për programin Erasmus+ në University of Jyväskylä, Finlandë për semestrin e dytë të vitit akademik 2025–2026.
Ky është një rast unik për të zhvilluar njohuritë akademike, për të fituar përvoja të reja ndërkombëtare dhe për të përjetuar kulturën finlandeze në një prej universiteteve më prestigjioze në Evropë.
📍 Vendndodhja: University of Jyväskylä, Finlandë
📅 Afati i fundit i aplikimit: 10 Tetor 2025
🕐 Koha e shkëmbimit: Semestri i dytë, viti akademik 2025–2026
👉 Studentët e interesuar duhet të paraqiten në departamentin përkatës ose të kontaktojnë për më shumë informacion në adresën e emailit: ✉️ f.nishani@albanianuniversity.edu.al