Seminar shkencor i AU-së me Akademinë Teologjike Orthodhokse «Ngjallja e Krishtit» Shën Vlash Durrës, në kuadër të projektit evropian RESILIENCE

Në datën 25 prill 2025 u zhvillua në Akademinë Teologjike Orthodhokse «Ngjallja e Krishtit» Shën Vlash Durrës, seminari shkencor në kuadër të infrastrukturës kërkimore shkencore të projektit evropian RESILIENCE, i cili u mundësua nga bashkëpunimi i “Albanian University” me Akademinë Teologjike Orthodhokse «Ngjallja e Krishtit» Shën Vlash Durrës, që u përfaqësua nga i ftuari Phd. Thoma Shkira, lektor në Departamentin e Theologjisë dhe Kulturës të Kolegjit Universitar “LOGOS”. Në referatin: “Veprimtaria e Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Shën Vlash, Durrës”, ai trajtoi historikisht gjendjen e vështirë dhe likuidimin e Kishës Orthodhokse gjatë periudhës së regjimit komunist; hapjen e seminarit orthodhoks menjëherë pas lirisë së besimit në Shqipëri, e cila u zhvillua në rangun e Akademisë Teologjike dhe që prej vitit 2018 si Departament i Theologjisë dhe Kulturës të Kolegjit Universitar Logos; ku aktivitetet e ndryshme të saj synojnë të  forcojnë bashkëjetesën ndërfetare në harmoni në mbarë shoqërinë shqiptare dhe me kuadrot e saj si klerikë, teologë, katekistë dhe mësues, të cilët vijojnë të kontribuojnë për mbi tre dekada dhe deri më sot në sektorë kishtarë dhe socialë brenda dhe jashtë vendit. Studentët e AU-së të përfaqësuar nga Prof. Asoc. Dr. Gilberta Hadaj koordinatore e këtij projekti në AU, dëgjuan me vëmëndje dhe nëpërmjet pyetjeve shprehën interes për trajtimin shkencor dhe informacionet e sjella. Studentët vizituan ambjentet e Departametit të Theologjisë dhe Kulturës, kampusi II i Kolegjit Universitar “Logos”, i cili strehohet në Manastirin e Shën Vlashit dhe vërejtën klasat, kishën, mencën, Skitin e grave Miroprurëse, Shtëpinë e Fëmijës “Shpresa” dhe u bënë të njohur prej mikpritësve një ndër to kontriboi dhe Znj. Ana Kushi. Me mjaft interes  ishte dhe njohja me bibliotekën e Akademisë Teologjike ku nga Prof. Dr. Kaliopi Naska organizatore dhe moderuese e këtij seminar shkencor iu dhurua revista “OPTIME” një organ shkencor i AU, dhe shprehu një falenderim për angazhimin e studiuesit në trajtimin e kësaj teme, për të bërë prezent kontributin kombëtar të dhënë nga ky komunitet dhe kjo Akademi dhe harmoninë fetare në shërbim të kombit shqiptar.