Albanian University mirëpret studentët për vitin e ri akademik 2024-2025

Më 7 tetor 2024, në nisje të të vitit të ri akademik 2024-2025, Rektori i Albanian University Prof. Dr Pavllo Kongo, Dekania e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Prof. Asoc. Dr Erda Qorri, Dekania e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike Prof. Asoc. Dr Valbona Ribaj dhe Dekan i Fakultetit të Shkencave Shoqërore së bashku me Drejtuesit e Njësive Bazë, personelin akademik dhe administrativ të njësive përkatëse, si edhe strukturat në mbështetje të procesit mësimor dhe atij kërkimor, organizuan takimet e mirëseardhjes me studentët që kanë zgjedhur Albanian University dhe për herë të parë ulen në auditor.

Në fjalën e tij përshëndetëse Rektori Prof. Dr Pavllo Kongo i uron mirëseardhjen studentëve dhe  suskese në vitin e ri akademik 2024-2025 dhe u shpreh i lumtur që sheh auditoret plot!