Vend Vakant

Tiranë, më 10/09/2024

Vend Vakant

Albanian Universityshpall vend vakant për:

  1. Drejtues Departamenti të Stomatologjisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore

Kandidati duhet të përmbushë kriteret bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

  • të zotërojë gradën shkencore “Doktor” ose titullin akademik “Profesor I Asociuar”.
  • të ketë përvojë akademike.
  • të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron
  • të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët

Detyrat kryesore:

  1. Organizon dhe drejton punën për hartimin e planeve dhe programeve mësimore për lëndët që mbulon departamenti dhe ndjek zbatimin e tyre;
  2. I paraqet Dekanit kandidatët për personel akademik dhe personel akademik të ftuar;        
  1. I propozon Dekanit masa për shkelje të disiplinës në punë nga personeli akademik i departamentit;
  2. Harton në mënyrë periodike analizën e punës mësimore dhe kërkimore të departamentit dhe propozon e merr masa për përmirësimin e mëtejshëm të saj;
  3. përfaqëson departamentin dhe vepron në emër të tij në marrëdhënie me Dekanin, Senatin, Rektorin dhe Bordin;
  4. në emër të departamentit bën përpjekje të vazhdueshme për krijimin e lidhjeve me institucione homologe dhe promovimin e departamentit;
  5. organizon veprimtari të cilat promovojnë arritjet e departamentit nëpërmjet nxitjes së botimeve didaktike-shkencore, përfshirjes ose bashkëpunimit në projekte dhe përditësimit të rubrikave në faqen web të AU-së;
  6. ndjek dhe përgjigjet për veprimtarinë mësimore dhe kërkimore të departamentit;
  7. organizon dhe drejton punën për hartimin e teksteve mësimore për lëndët që mbulon departamenti;
  8. kryen shpërndarjen e ngarkesës mësimore dhe asaj kërkimore të departamentit;
  9. bashkëpunon me sekretarinë mësimore në trajtimin e problemeve lidhur me cilësinë e mësimdhënies dhe frekuentimin e përvetësimin e dijeve nga studentët;
  10. miraton komisionet e provimeve;
  11. propozon përbërjen e komisioneve për provimet e formimit dhe mbrojtjen e temave të diplomave.]

Kandidatët duhet të sjellin CV dhe letër interesi brenda datës 27/09/2024, në këtë adresë e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al