“Between pattern and shadow” me artistin Olson Lamaj

Këto ditë, me mbështetjen e Profesor Shpend Bengu, në auditorët e Albanian University, pranë Departamentit të Art Dizajnit, ishte i ftuar  artisti shqiptar, Olson Lamaj, i cili prezantoi para studentëve projektin e tij të fundit fotografik “Between pattern and shadow”.

Megjithëse një artist i ri, ai ka një numër të konsiderueshëm punimesh që lidhen me jetën bashkëkohore në Shqipëri dhe me sisteme kuptimore më universale dhe të përjetshme që shtrihen përtej kushteve imediate.  Projektet e Lamajt theksojnë mbingopjen semiotike – dhe cilësitë misterioze, gati mistike – të objekteve dhe imazheve që lidhen me ideologjitë politike të llojeve të ndryshme. Veprat e tij artistike funksionojnë si një mitografi kolektive e së tashmes, duke hedhur bazat për projektimin dhe krijimin e miteve të reja.

#Albanian University

#ArtDizajn

#fotografi

#OlsonLamaj