Ceremonia mbi dhënien e certifikatave për projektin “Digjitalizimi i mjeteve të informimit të DPA”

Në mjediset e “Albanian University”, në praninë e Rektorit Prof. Dr. Pavllo Kongo, Drejtorit të DPA-së, Prof. Asoc. Dr. Ardit Bido, dhe Prof. Dr. Kaliopi Naska, u organizua ceremonia e dhënies së çertifikatave të studentëve të “Albanian University” për pjesëmarrje në fazën e tretë në projektin “Digjitalizimi i mjeteve të informimit të DPA”. 

Në fjalën e tyre përshëndetëse ata theksuan se vazhdimi i këtij projekti është mjaft i rëndësishëm si për Universitetin ashtu dhe për Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, sepse është digjitalizimi i dokumentacionit, sipas ndarjes dhe klasifikimit përkatës ndër vite. Rezultatet e këtij bashkëpunimi vijnë dhe nga zbatimi me përkushtim i Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis dy institucioneve,  që shënoi edhe aftësimin e studentëve në këtë proces në përdorimin e programeve të posaçme, në praktikat mësimore dhe aftësimit të tyre edhe në kërkimin shkencor, për të njohur sistemin e pasurimit dhe të shfrytëzimit të mjeteve të informimit pranë organit më të lartë të rrjetit arkivor. 

Në këtë ceremoni u pajisën me certifikata studentë të degëve të ndryshme, të cilët në sajë të këtij cikli mësimor përftituan njohuri mbi sistemin e pasurimit dhe të shfrytëzimit të mjeteve të informimit pranë DPA-së, Aktiviteti përmbylli rrugëtimin 9-javor të studentëve, pas përfundimit të hedhjes së të dhënave arkivore në inventarët online, kryer nën mbikqyrjen e specialistes së DPA- Znj. Manuela Doçaj.

Kjo praktikë mësimore zhvillohet prej disa vjetësh, në zbatueshmëri të projekteve të përbashkëta të institucioneve.  

#AlbanianUniversity 

#ArkivatFrymëzojnë  

#ArkivatBashkëpunojnë 

#DPA