Shoqata Kulturore « Konica » festoi më datë 25 shkurt 2023, 15 vjetorin e themelimit të saj përpara komunitetit shqiptar të Brukselit. Ajo bën të njohur kulturën dhe diasporën shqiptare në Belgjikë, me seli në Saint Gilles të Brukselit, duke përciellë vlerat e një shoqërie shumë kulturore. Në ceremoni morrën pjesë diplomatë, personalitete të komunës, të ftuar nga fushat akademike, kulturore, sociale dhe nga dispora shqiptare. Kryetari i Shoqatës Genti Metaj në fjalën përshëndetëse analizoi aktivitetin e kryer në këto 15 vjet, duke vlerësuar aktivitetet e saj në kohëzimin social me projektet kulturore, duke promovuar një qytetari aktive. Shoqata mbështet shprehjet kulturore, sociale dhe artistike që bëjnë diversitetin në Bruksel, duke nxjerr në dukje kulturën shqiptare si përbërëse të trashëgimisë evropiane. Me anë të aktiviteteve të saj ajo ndërton ura ndërmjet popujve të ndryshëm, që përbëjnë Brukselin në mënyrë që të jetojnë mirë së bashku. Fusha tjetër e veprimtarisë së saj është në atë të aktiviteteve sociale dhe juridike dhe qytetari. Në këtë ceremoni përshëndetën nga Komuna e Saint Gilles, dhe Prof. Dr. Kaliopi Naska nga Albanian University, e ftuar në këtë ceremoni. Në emër të universitetit ajo i dhuroi Shoqatës Kulturore dhe një botim të AU-së mbi « Rregulloret e Parlamentit Shqiptar të miratuara në 100 vjet ».