Nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, në kuadrin e ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, me nismën e Institutit Parlamentar, Kuvendi organizoi veprimtarinë “Zbatueshmëria dhe përmirësimi i legjislacionit mbi dhunën me bazë gjinore”. Në këtë veprimtari morrën pjesë deputete të Kuvendit, anëtare të Aleancës së Grave, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, pedagogë e studentë të Albanian University dhe universiteteve të tjera të Tiranës. Kryetarja e Kuvendit, në fjalën e saj prezantoi nismën për ndryshime ligjore dhe Komisionerin për mbrojtjen nga dhuna me bazë gjinore “Zbatimin efektiv dhe përmirësimi i legjislacionit mbi dhunën me bazë gjinore”. Në këtë vepritari diskutuan përfaqësuese të organizatave ndërkombëtare, deputete, përfaqësuese nga shoqëria civile dhe akademike. Të gjitha diskutantet vlerësuan këtë nismë dhe bënë sugjerime konkrete për forcimin e luftës kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Një ndër to ishte dhe Dr. Arbjola Halimi pedagoge e Departamentit të Psikologjisë së Përgjithshme në AU. Me këtë rast në Kuvendin e Shqipërisë u hap dhe Ekspozita me 100 krijimet artistike të prezantuara në Kuvend nga Qendra TIRANA ART, me punime të realizuara nga të rinj të moshave e qyteteve të ndryshme, ku pasqyroheshin pjesë nga ekspozita mbi të drejtat e njeriut, kundër dhunës ndaj grave e vajzave dhe kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Për më tepër informacion linku: