10 studentë të “Albanian University” me ftesë të Dr. Honoris Causa Karl Fink dhe mbështetjen e drejtuesve më të lartë të VIG si Z. Mag. Peter Höfinger zhvilluan një intership 1 javor pranë Vienna Insurance Group, në Vienë, me temë “Trajnim mbi shtyllat kryesore të biznesit europian mbi sigurimet në shekullin e 21”.
Një eksperiencë e shkëlqyer për studentët e Albanian University dhe një kontribut i vyer në edukimin e tyre.
Vizitat në selitë qendrore dhe partnere të VIG-kompani me reputacion të lartë dhe të qendrueshëm në fushën e sigurimeve, takimet me drejtues, menaxherë dhe specialistë të fushave të ndryshme si ekonomia, biznesi dhe inovacioni nxitën interes të jashtëzakonshëm te studentët duke ofruar modele, ekspertizë, njohuri dhe mbi të gjitha një mendësi ndërkombëtare në planifikim, etikë dhe aplikim të dijeve.
Trajnimi u fokusua në leksione dhe workshope mbi “Shtyllat kryesore të një grupi multinacional sigurimesh, Strategjinë e kompanisë, Marketingun dhe zhvillimin e produkteve, Sistemin e menaxhimit të informacionit, Inovacionin dhe dixhitalizimin, menaxhimin e Riskut, politikat e Qeverisjes, Kontrollin në Biznesin e Sigurimeve etj.
I jemi thellësisht mirënjohës #ViennaInsuranceGroup për pritjen dhe angazhimin maksimal në këtë vizitë internshipi të rëndësishme për rritjen akademike të studenteve tanë të “Albanian University” si dhe krenarë për përfaqësimin e tyre dinjitoz.