Zyra e Koordinimit të Kërkimit-Shkencor dhe Botimeve Akademike

Zyra e Koordinimit të Kërkimit-Shkencor dhe Botimeve Akademike  formulon dhe orienton  politikat e zhvillimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore në vijimësi; bashkërendon dhe koordinon punën kërkimore të fakulteteve dhe të departamenteve, duke respektuar liritë akademike të stafit akademik dhe drejtues; promovon veprimtarinë kërkimore-shkencore të universitetit brenda e jashtë vendi; nxit pedagogë e drejtues të depatamenteve dhe të fakulteteve për punë kërkimore shkencore dhe pjesëmarrjen e tyre, si individë në projekte në shkallë departamenti, fakulteti, universiteti, kombëtare dhe ndërkombëtare; ndjek zbatimin e orientimeve, të planeve, të projekteve dhe tematikës e problematikës së miratuar në departamente; raporton sistematikisht në Senatin e Universitetit dhe merr detyra prej tij.

Zyra e Koordinimit të Kërkimit-Shkencor dhe Botimeve Akademike kryesohet nën përgjegjësinë e një drejtuesi me gradë ose titull shkencor. Ajo ushtron një sërë kompetencash funksionale ndër të cilat:

  • Harton programin dhe planin e punës për çdo vit akademik ku pasqyrohen drejtimet kryesore të veprimtarisë së saj, të miratuar nga Senati akademik;
  • Bashkërendon punën me Zyrën e Zhvillimit të Kurrikulave dhe të njësive të tjera të universitetit;
  • Organizon konsulta për tema dhe probleme të rëndësishme që lidhen me politikat dhe vizionet e njësive të universitetit në tërësi;
  • Studion dhe paraqet për miratim në Senatin akademik projekte kerkimore dhe mësimore duke mbajtur parasysh standartet bashkëkohore;
  • Nxit individualisht pedagogët dhe drejtuesit e njësive bazë për punë kërkimor-shkencore, si dhe nëpër projekte në shkallë universiteti, njësie kryesore apo njësie bazë;
  • Bashkërendon dhe koordinon veprimtaritë kërkimore të departamenteve, duke respketuar liritë akdemike të personelit akademik;
  • Promovon veprimtarinë kërkimore-shkencore të universitetit, brenda dhe jashtë vendit;
  • Punon për marrëdhënie dhe projekte të përbashkëta ndëruniversitare me të tjera institucione të arsimit të lartë, institucione kërkimore-shkencore, kulturore dhe ekonomike, publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit;
  • Kontribon ne përfshirjen e personelit akademik të universitetit në projekte ndëruniversitare apo institucionale;
  • Ndjek zbatimin e orientimeve, planeve, projekteve, tematikave dhe problematikave të miratuara nga njësitë bazë;
  • Përgjatë dhe në fund të çdo viti akademik, raporton për veprimtarinë kërkimore-shkencore pranë Bordit administrativ dhe Senatit akademik ku dhe kryhen vlerësimet përkatëse.

Pranë Zyrës së Koordinimit të Kërkimit-Shkencor dhe Botimeve Akademike është ngritur Komisioni për Kërkimin Shkencor dhe Botimet e Revistës “Optime”, i drejtuar nga Akademik, Prof. Dr. Anesti Kondili.

Komisioni për Kërkimin Shkencor dhe Botimet e Revistës “Optime” drejton dhe orienton politikat e veprimtarisë botuese të Albanian University, ku përfshihet dhe revista shkencore “OPTIME”.

Zyra e Projekteve dhe Zhvillimit Shkencor

Në kuadër të ligjit të ri ‘’Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë ne Republiken e Shqiperise’’, nr. 80/2015, Albanian University ka krijuar  zyrën e Projekteve dhe Zhvillimit Shkencor  si njësi përbërëse e Zyrës së Koordinimit të Kërkimit-Shkencor dhe Botimeve Akademike.

Kjo zyrë ka si funksione bazë, por jo vetëm:

  • Afatshkurtër: Gjetjen, ndjekjen dhe aplikimin e projekteve të ndryshme si:

Erasmus+, Horizon 2020, Visegrad Fund for Universities, Marie Curie Scholarships for Academia, shkëmbime pedagogesh dhe studentësh me shkolla te huaja, dhe shumë të tjerë.

  • Afatgjatë: Akreditimin e Universitetit, Lehtësim dhe Mundësim të aplikimeve në fonde ndërkombëtare të departamenteve të ndryshme të Universitetit, Bashkëpunime të ndryshme me botën e biznesit dhe universitete të tjera ndërkombëtare, etj.

Në kuadër të botimeve akademike me indeksim ndërkombëtar, sugjerohet për gjithë stafin akademik lista zyrtare e botimeve Scopus (revista, libra dhe Conference Proceeding) e përditësuar për vitin 2022.  

Shkarko KETU

Për më shumë informacion, më poshtë një listë e projekteve që synohen për tu integruar në Albanian University:

  • ERASMUS +
  • HORIZON 2020
  • FONDI VISEGRAD
  • (IPA) INSTRUMENTET PER ASISTENCEN PER ADERIM NE BASHKIMIN EUROPIAN
  • INTERREG (ITALY-ALBANIA-MONTENEGRO)
  • KESHILLI I DEKANEVE
  • KALENDAR SPECIFIK PER SEMINARE DHE KONFERENCA AKADEMIKE
  • BURSAT MARIE SKLODOWSKA CURIE ACTIONS
  • PROJEKTET SUEDEZE (SWEDISH SLU GLOBAL)
  • BASHKEPUNIMI I UNIVERSITETET DHE ALBANIAN UNIVERSITY
  • KARTA E BOLONJES DHE UNIVERSITETET EUROPIANE
  • NJESIA PER MARREDHENIET ME JASHTE DHE AMBASADAT E HUAJA NE VEND INTERNATIONAL AFFAIRS UNIT
  • STRATEGJIA DHE VIZIONI PER MARREDHENIET ME PUBLIKUN
  • PROCESI I AKREDITIMIT DHE INSTITUTI SHKENCOR
  • TE TJERA