MISIONI & OBJEKTIVAT
Zyra e Koordinimit dhe Mbështetjes Për Studentët ka për mision të orientojë, inkurajojë dhe të mbështesë studentët pranë “Albanian University” për zhvillimin e tyre personal dhe profesional nëpërmjet aktivizimit në programe jashtë mësimore me karakter shkencor, profesional, social dhe kulturor në përshtatje me kërkesat e tregut të punës. Objektivi kryesor i kësaj zyre është të mbështesë studentët në përgatitjen e tyre më të mirë për punësim dhe të shërbejë në inkurajimin dhe zhvillimin e karrierës së tyre në fusha të caktuara studimi.
Zyra e Koordinimit dhe Mbështetjes Për Studentët ofron shërbime për studentët e “Albanian University”, të cilët kanë për qëllim orientimin e edukimit profesional, lehtësimin e zhvillimit të karrierës, përgatitjen për tregun e punës dhe mbështetje për të vazhduar aftësimin e tyre profesional nëpërmjet të mësuarit gjatë gjithë jetës.
Zyra e Koordinimit dhe Mbështetjes Për Studentët shërben si urë lidhëse midis studentëve dhe tregut të punës, duke krijuar kontaktet e duhura me punëdhënësit potencial, me qëllim promovimin e studentëve të “Albanian University” dhe kërkimin e mundësive të reja të punësimit. Zyra e Koordinimit dhe Mbështetjes ndaj Studentit ka përgjegjësinë institucionale të informimit dhe të orientimit të studentëve dhe të çdo personi tjetër të interesuar për veprimtarinë e Fakulteteve të Universitetit;
FUNKSIONET
Funksionet kryesore të zyrës përfshijnë ndërveprim të drejtëpërdrejtë me studentët për të:
- inkurajuar proçesin e njohjes me studentin dhe njohjen e studentit me vetveten;
- lejuar ndërgjegjësimin e studentëve për preferencat e tyre individuale si dhe mundësitë e disponueshme në tregun e punës;
- njohur studentët me pritshmëritë, kërkesat dhe standartet e tregut të punës;
- përgatitur studentët për prezantimin e parë me punëdhënësin (CV, letër prezantuese, intervistë pune etj.)
- identifikuar alternativa në karrierë si dhe për të ndërtuar planifikimin e karrierës.
KOMPETENCAT
- identifikon dhe informon studentët mbi oportunitetet edukative (internshipe, bursa, trajnime, etj.);
- Jep asistencë për realizimin e instrumenteve të kërkimit të një vendi pune (përgatitja e CV_së, letërës së motivimit, intervistës së punës etj.);
- Organizon pyetësorë për studentët me qëllim vlerësimin e interesave, vlerave dhe aftësive profesionale;
- Organizon Trajnime/Work shop_e për zhvillimin e qëndrimeve dhe aftësive të të diplomuarve në tregun e punës;
- Informon dhe promovon ofertat e intershipeve, praktikave profesionale, vendeve të punës, bursave, konkurseve, shkollave verore etj;
- Organizon këshillimin e studentëve të “Albanian University” që diplomohen në Ciklin e Parë për mundësitë e studimeve në Ciklin e Dytë në “Albanian University” ose universitete të tjera jashtë vendit;
- Mundëson lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione publike, organizata, kompani, ndërmarrje profesionale të tregut të punës;
- Organizon selektimin e studentëve për rekrutimin e tyre pranë institucioneve partnere;
- Mban lidhje të vazhdueshme dhe aktive me kompanitë brenda dhe jashtë vendit si dhe vlerëson/ analizon kërkesat e tyre të ofertave të punësimit;
- Organizon aktivitete të ndryshme promovuese dhe informon studentët e ardhshëm (maturantë) për programet e studimit, standartet e pranimit dhe politikat e “Albanian University”;
- Përgatit guida dhe fletpalosje për orientimin e studentëve;
- Është përgjegjëse për organizimin e Panairit të karrierës;
- Mban marrëdhënie të vazhdueshme me shoqatat apo organizime të tjera të Alumnit dhe i mbështet ato në funksionimin e tyre;